Çfarë është fjala? Koncept i madh e i vështirë. Koncept i rrahur në tërë historinë e gjuhësisë (që nga Aristoteli). Dhe të leksikografisë. Nga arabët, në shekullin VII. Nga nevoja për të shpjeguar e komentuar Kur’anin. Në Babiloni, shumë më herët. Në Europë, në shekullin XIII përdoret për së pari fjala dictionarius – vepra që merret me fjalët. Në historinë e leksikografisë sonë, më 1635. Dhe ç’është fjala? Fjala është njësia e mëvetësishme më e vogël e gjuhës, që përbëhet nga disa tinguj a nga një tingull, e formësuar gramatikisht, që shënon sende e dukuri të realitetit ose shpreh qëndrimin e folësit ndaj asaj që thotë, lidh gjymtyrë të një fjalie ose fjali dhe riprodhohet e veçohet në rrjedhën e ligjërimit.” (Fjalor i gjuhës shqipe, 2006). Gjuhësisht, ky është koncepti për fjalën.